Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjellë për fansat surprizën më të re muzikore – këngën “Light That Leads Me”, një bashkëpunim me producentin dhe DJ-në e njohur belg, Netsky.

Kënga i përket zhanrit dance dhe electro house, duke sjellë një energji verore dhe ritme që pritet të pushtojnë listat muzikore.

Publikimi i saj u bë i ditur përmes një videoje në Instagram Story, ku Rexha konfirmoi se kënga është tashmë e disponueshme në Spotify dhe u bëri thirrje ndjekësve që ta dëgjojnë.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory
“Shumë njerëz më kanë pyetur për albumin tim BR4, dhe e vërteta është që nuk është gati ende. Jam duke punuar shumë fort për të, por ndërkohë kam një këngë që do të publikohet sonte. Është bashkëpunimi im me Netsky, një producent dhe DJ i jashtëzakonshëm. Kënga titullohet Light That Leads Me dhe shpresoj që ta pëlqeni”, tha këngëtarja në mesazhin e saj për fansat.

Ky bashkëpunim shënon një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e Bebe Rexhës, e cila vazhdon të eksperimentojë me tinguj të rinj dhe të ruajë një lidhje të ngushtë me publikun përmes muzikës së saj.