Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi dhe njëherit kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Tetovë do të udhëheqë shtabin e VLEN-it në Tetovë, me kandidatin për kryetar komune Bilall Kasami.

Durmishi njihet si një figurë e afërt me terrenin dhe këtë e ka dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara, ku ishte bartës i listës për këshilltar dhe zhvilloi një fushatë interesante “derë më derë”, duke lënë përshypje pozitive te qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume