Bien “kamatashat” në Gostivar: Për borxh 35.000 euro i kanë marrë 15.000 euro në vit dhe 3.000 në muaj

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër T.V. (39) nga fshati Negotinë i Gostivarit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “huadhënie me fajde”, “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”, “falsifikim dokumenti” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”, si dhe kundër J.D. (48) nga fshati Dobri Dol i Gostivarit dhe një personi juridik – noter nga Gostivari, për veprat penale “kryerje e pandërgjegjshme e detyrës”, “falsifikim dokumenti” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”.