Pasi shiti tokë publike për vetëm 1 euro/m² tek “Monopolli”, sot në Tetovë janë shfaqur bilborde me mbishkrime kritike ndaj Bilall Kasamit, ku ai paraqitet si kryetari që shet pronat publike të qytetit.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre bilbordeve, por një gjë është e qartë: akuzat për shitjen e pasurisë publike ndaj Kasamit janë të mëdha. Përveç shitjes së “Monopollit”, ai ka shitur edhe parkingjet, NPK-në, ndriçimin publik dhe, sipas burimeve lokale, pritet që në vijim të shes edhe ujin e pijshëm.

Nga ana tjetër, flitet se në sondazhet e fundit kryetari Kasami ka pësuar rënie të ndjeshme në përkrahje, kryesisht për shkak të mosrealizimit të premtimeve të tij, si ndërtimi i qendrës së qytetit, stadiumi i ri për KF Shkëndijen dhe shumë projekte të tjera të paralajmëruara.

Ndërkohë, zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor të këtij viti./TS/