Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë takimit ka kujtuar “trimërinë” ukrainase në fushën e betejës në pengimin e përparimeve ruse, dhe unitetin që nevojitej për t’i mbështetur ata në këtë drejtim.
“Nëse duam të arrijmë paqen dhe nëse duam të garantojmë drejtësi, duhet ta bëjmë të bashkuar”, tha ajo.
“Padyshim që mund të mbështeteni te Italia – siç ishte që nga fillimi, ne jemi në anën e Ukrainës”, shtoi Meloni, transmeotn Telegrafi.
“Do të flasim për shumë tema të rëndësishme. E para është garancitë e sigurisë, si të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë përsëri, që është parakushti i çdo lloj paqeje”, shtoi liderja italiane.
“Jam e lumtur që do të fillojmë nga një propozim, i cili është modeli i Artikullit Pesë [të NATO-s]”, tha për fund Meloni.