Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës nga Alenaca Kombëtare për Integrim ka reaguar ashpër për shitjen e tokës së Zhelinës nga kreu aktual, Blerim Sejdiu. Ai thotë se toka e Zhelinës nuk është pronë private e udhëheqësisë së komunës ku thotë se çdo kontratë e dyshimitë do të rishikohet pas ikjes së Sejdiut.

“Si kandidat për Kryetar të Komunës së Zhelinës, nuk mund të hesht para krimit më të madh që po i bëhet kësaj toke, shitjes së saj pjesë-pjesë, në heshtje, dhe për interesa personale.
Toka e Komunës së Zhelinës nuk është pronë private e udhëheqësisë së komunës.
Është trashëgimi e të gjithëve, amanet i brezave që e kanë mbrojtur me mund e gjak.
Shitja e tokave publike është jo vetëm tradhti ndaj qytetarëve, por edhe krim moral që do të rëndojë mbi ta përjetë.
Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj këtë: çdo centimetër tokë publike do të mbrohet si sytë e ballit.
Çdo kontratë e dyshimtë do të rishikohet dhe çdo njeri që ka vënë firmën mbi shitje të padrejta do të japë llogari.
Toka e Komunës së Zhelinës nuk është për t’u shitur, është për t’u ndërtuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u lënë amanet brezave që vijnë” ka shkruar Sulejmani.

Nga ana tjetër, sipas inforamcioneve, komuna e Zhelinës ka borxh mbi 6 milionë euro që pritet të ndodh një kolaps institucional duke shkaktuar dëme të mëdha në aspektin administrativ.

Ndryshe zgjedhjet do të mbahen në tetor të këtij viti ku sipas anketave të fundit të IRI-it Amerikan, VLEN ka rënie drastike të besueshmërisë, ndërsa anketat të agjencive tjera, thuhet se Blerim Sejdiu humb zgjedhjet për shkak keqpërdorimeve të mëdha dhe borxhit kolosal./TS/