Interi po punon për të kënaqur trajnerin Christian Chivu, duke forcuar mbrojtjen e tyre me një lojtar premtues i cili është gjithashtu gati të ketë ndikim të menjëhershëm.

Emri në krye të listës së dëshirave të Nerazzurrëve ishte Yusuf Akcicek, një lojtar i lindur në vitin 2006 nga Fenerbahce, për të cilin një ofertë prej 16 milionë eurosh u formalizua më 20 gusht, por përgjigja e klubit turk ishte e prerë: ata po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Skuadra zikaltër e konsideron marrëveshjen të mbyllur dhe për këtë arsye nuk dëshiron të bëjë oferta të mëtejshme.

Natyrisht, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta kanë edhe lojtarë të tjerë potencialë në radarin e tyre për të kompletuar mbrojtjen.

Sipas Corriere dello Sport, Interi ka kontaktuar gjithashtu me talentin e Rennes, Jeremy Jacquet.

Megjithatë, klubi francez synon një shumë të lartë prej 50 milionë eurosh, e cila duhet të ulët ndjeshëm për t’u paguar nga Interi.

Emri tjetër që mund t’i bashkohet ekipit italian është ai i Joel Ordonez të Club Brugge.

Lojtari i lindur në vitin 2004 vlerësohet rreth 40 milionë euro nga klubi belg dhe është kërkuar këtë afat kalimtar nga klube të tjera italiane, përfshirë Juventusin.

Prandaj, këto janë kohë vendimtare për Interin, i cili, nëse nuk arrin të gjejë lojtarin ideal për nevojat e tij, do ta shtyjë lehtësisht investimin deri vitin tjetër.

Ndryshe, Interi deri tani ka kompletuar katër transferime: Petar Sucic, Luis Henrique, Yoan Ange Bonny dhe së fundmi Andy Diouf.