Një ditë më parë, u hapën në Pekin lojërat e para të robotëve humanoid të botës, duke konfirmuar gjallërinë e ekonomisë kineze të treguar nga të dhënat.
Ekonomia kombëtare ka ruajtur gjendje të qëndrueshme dhe treguesit tregojnë që po përmblidhen energjitë e “përparimit”, shkruan CMG
Në 7 periudhën janar – korrik, tregtia e mallrave u rrit me 3.5%. Ndër to, vlera e importit të mallrave në korrik u rrit me 4.8%, duke u rikuperuar për 2 muaj radhazi. Kina vazhdon të hapë dyert e saj për botën e jashtme. Kohët e fundit, Kina miratoi një licencë 5-vjeçare shitjeje për 183 eksportues brazilianë të kafesë për në tregun kinez.
Zhvillimi i integruar i inovacionit shkencor dhe teknologjik dhe inovacionit industrial po gjeneron vazhdimisht gjallëri “të reja”. Në korrik, rritja e vlerës së shtuar të prodhimit të teknologjisë së lartë ishte 3.6 pikë përqindje më e shpejtë se norma e rritjes së vlerës së shtuar të të gjitha industrive me mbipërmasë. Sidomos që nga fillimi i këtij viti, inteligjenca artificiale (AI) ka vazhduar të jetë e njohur, duke lëshuar produktivitet të madh në të gjitha sferat e jetës. Presidenti i kompanisë gjermane Kärcher në Kinë, Tang Xiaodong u shpreh për CMG që Kärcher do të shfrytëzojë prirjen e madhe të AI-së në Kinë për të nxitur smartizimin dhe automatizimin e sektorit të pastrimit dhe me produktet më të fundit inteligjente, do të marrë pjesë në ekspozitën CIIE 2025.
Bazuar në perdormancën e ekonomisë kineze ,FMN-ja kohët e fundit rriti parashikimet e saj për nivelin e rritjes ekonomike në 2025 në 4.8%, duke thënë se ky rregullim nxitet kryesisht nga kërkesa e brendshme, eksportet dhe inovacioni. Kohët e fundit, Kina dhe SHBA-ja publikuan “Deklaratën e përbashkët të Stokholmit mbi bisedimet ekonomike e tregtare Kinë-SHBA”, e cila zgjat tarifat dhe kundërmasat përkatëse për një periudhë 90-ditore, duke sjellë pritshmëri pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare Kinë-SHBA dhe ekonomisë botërore.