Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka vendosur të sfidojë veten edhe jashtë botës së muzikës, duke hyrë në një fushë krejtësisht të re – atë të gastronomisë.

Së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, çifti ka paralajmëruar hapjen e një lounge bar-i modern në zemër të Prishtinës, i cili do të mbajë emrin “SOHAM”.

Ky projekt i ri duket se do të sjellë një frymë ndryshe, duke u premtuar klientëve një ambient elegant dhe të ngrohtë.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar slogani intrigues: “A space worth waiting for…”, duke e bërë publikun edhe më kureshtar për hapjen e këtij vendi të veçantë.

Me muzikën që e ka bërë një ikonë dhe tani me një investim të tillë, Dafina po tregon se vizioni i saj shkon përtej artit dhe se ajo është gati të sjellë risi edhe në botën e mikpritjes.