Mesfushori spanjoll, Dani Olmo beson se skuadra e tij ka bërë përforcimi më të mira se rivali i tyre, Real Madridi, në këta afat kalimtar të verës.

Barcelona i ka nisur me ritëm të lartë përgatitjet për sezonin e ri 2025/26, jo vetëm në fushë, por edhe në deklarata.

Pas fitores spektakolare 7-3 ndaj FC Seoul në miqësore, Olmo ndezi rivalitetin me Real Madridin me një koment që pritet të shkaktojë debat.

“Ne kemi bërë transferime më të mira se Real Madridi. Skuadra është përforcuar në çdo repart. Jemi gati për gjithçka”, u shpreh Olmo për mediat.

Blaugranat kanë firmosur këtë verë me yllin anglez Marcus Rashford, talentin suedez Roony Bardghji dhe portierin Joan Garcia, pasi objektivi është i qartë: dominimi në La Liga dhe suksesi në Evropë.

Në kampin rival, Real Madridi nuk ka qëndruar duarkryq. Los Blancos kanë afruar emra të njohur si Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen, si dhe kanë siguruar shërbimet e të rinjve premtues Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono.

Tifozët mezi presin El Clasicon e parë të sezonit për të parë se kush e ka fituar vërtet “derbin e merkatos”.