Më 1 gusht 2025, rreth orës 13:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është paraqitur një rast kërcënimi dhe sjelljeje agresive.
Xh.J. (36) nga një fshat i Tetovës, së bashku me vëllain e saj M.J. (32), raportuan se po atë ditë, ish-bashkëshorti i saj A.I. (34) ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
Policia ka nisur masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa rasti po trajtohet me seriozitet për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.TS