Tensionet u rritën në Knesset kur një deputet izraelit citoi autorin dhe romancierin e njohur izraelit David Grossman, i cili, në një intervistë me gazetën italiane La Repubblica, pohoi se me “dhimbje dhe pikëllim të madh”, Izraeli po kryen aktualisht “gjenocid” në Gaza.

Deklarata e deputetit Ofer Kashif të partisë së krahut të majtë Hadash-Taal shkaktoi trazira në seancën e sotme të Knessetit. Një deputet filloi të protestonte me zë të lartë.

Në të njëjtën kohë, kryetari i parlamentit i bëri thirrje forcave të sigurisë që ta largonin deputetin.

“Për vite me radhë kam refuzuar të përdor termin gjenocid, por tani, pas imazheve që kam parë dhe pasi kam folur me njerëzit që ishin atje, nuk mund ta shmang më atë”, tha Kashif në fjalimin e tij.

Sipas Haaretz, kryetari i parlamentit, Nishim Waturi, e ndërpreu Kashifin, duke thënë: “Ky nuk është një citat – ky është një trillim” dhe kërkoi që deputeti të hiqej nga foltorja.

Pak më vonë, një roje sigurie hyri në parlamentin izraelit dhe e largoi Kashifin nga foltorja.