“Dhoma gazi për shqiptarët”, sharje dhe fyerje të ndryshme në ndeshjen Maqedoni-Rumani, pa qenë shqiptarët aspak prezent në sallë. Por, aty prezent ishin Kryeministri, Hristian Mickoski, ministra të Qeverisë dhe pjestarë të policisë që ishin aty për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Fyerja e shqiptarëve dhe gjuha e urrejtjes nuk paraqet as cënim të sigurisë, e as të paktën prishje e rendit për këtë Qeveri dhe këtë përbërje të MPB-së ku ka dhe një zëvendës ministër shqiptar nga VLEN. Kjo dëshmon qartë edhe qasjen dhe mentalitetin e kësaj qeverie. Heshtja e zyrtarëve të pranishëm gjatë kësaj ngjarje dhe institucioneve shtetërore është përkrahje e hapur për gjuhën e urrejtjes dhe retorikën antishqiptare në shtet. Thirjet e mbrëmshme janë në sinkronizim me veprimet e Qeverisë, me retorikën politike të estabilishmentit dhe veprimet konkrete për degradimin e shqiptarëve në vend. Ndërkaq heshtja e mbrëmshme dhe reagimet post-festum të qeveritarëve shqiptarë, janë vetëm relativizime, arsyetime dhe justifikime nga atë të zakonshmet që i dëgjojmë sa herë që goditen shqiptarët edhe institucionalisht nga shteti dhe Qeveria. Kjo është edhe një dëshmi se me disa shqiptarë të nënshtruar në Qeveri dhe me disa padronë që rrënojnë çdo vlerë të demokracisë, tani e një vit në Maqedoninë e Veriut është rikthyer diktarura dhe shteti monoetnik.