“Dhoma gazi për shqiptarët” në Kumanovë, Arbëresha Neziri: Të kërkohet përgjegjësi morale, institucionale dhe politike

Gjatë ndeshjejes së mbrëmshme të basketbollit në Kumanovë, janë dëgjuar sharje dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës. Këto thirrje ofenduese kanë shkaktuar reagime të fuqishme në mesin e qytetarëve shqiptarë dhe të partive politike.
Në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe intelektualja Arbëresha Neziri. Sipas saj duhet të kërkohet përgjegjësi morale, institucionale dhe politike.
“Të kërkohet përgjegjësi morale, institucionale dhe politike” ka shkruar Neziri.
Nga ana tjetër, reagime ka nga të gjithë faktori politik shqiptarë gjegjësisht nga partitë opozitare shqiptare ku kërkojnë edhe dorëheqje të zv/ministriave Astrit Isenit dhe Salije Shahinit./TS/