“Një ndeshje basketbolli nuk është arenë për gladiatorë të urrejtjes, as podium për t’i bërë jehonë fantazmave të së shkuarës! Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan mbrëmë!
Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë.
Ata që zgjedhin të këndojnë himnin e urrejtjes në vend të himnit të lojës, nuk janë tifozë, janë aktorë të vegjël të një drame të madhe që e kemi kaluar bashkë dhe nuk kthehemi më aty!
Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket. Maqedonia e Veriut nuk është as rezervat etnik, as kështjellë monokulture, por një mozaik në ndërtim, që nuk pranon bojë të zezë mbi ngjyrat e përbashkëta.
Le të jetë e qartë: kush mendon se me zhurmën e sharjeve do ta mbulojë zërin e bashkëjetesës, është i humbur në historinë e vet, jo në të ardhmen e këtij vendi!” ka shkruar Bilall Kasami