Një rast i dhunës në familje është raportuar këtë të hënë pasdite në qytetin e Gjakovës.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:30, në rrugën “Skënderbeu”, një 24-vjeçar, E.P, ka denoncuar se është kanosur me thikë nga bashkëjetuesja e tij, L.K., 17 vjeçare.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarën, ndërsa arma e ftohtë, thika, është konfiskuar. Gjatë procedurës, e dyshuara është intervistuar në prani të një punëtori social dhe avokatit mbrojtës.

Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të Prokurorit, 17-vjeçarja është ndaluar për 24 orë.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.