Dinamo City nuk arriti kualifikimin në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja u eliminua në play-off nga ekipi polak, Jagiellonia.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Poloni ishte fatale për ekipin shqiptar, pasi pësuan humbje 3:0.

Sonte në Tiranë, Dinamo City barazoi 1:1, duke mos pasur fuqi që të përmbys rezultatin.

Përkundër eliminimit, Dinamo City pati paraqitje mjaft të mirë në kualifikime, madje edhe duke e eliminuar gjigantin kroat, Hajduk Split.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume