Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.
Sipas mediave në Tiranë, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.
Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.
I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.