Djaloshi palestinez eci 12 km për të marrë ndihma – puthi dorën e amerikanit në shenjë falënderimi, më pas e vranë forcat izraelite (VIDEO)

Ish-anëtari i Beretave të Gjelbra amerikane, Anthony Aguilar, ndau një ngjarje tronditëse nga Gaza, ku forcat izraelite vranë një fëmijë palestinez të uritur pak pas marrjes së ndihmës humanitare.
Aguilar, i cili ka punuar me Fondacionin amerikano-izraelit për Ndihmë Humanitare në Gaza (GHF), rrëfeu këtë krim gjatë një interviste.
Ai tregoi takimin me një djalë të quajtur Amir në një pikë shpërndarjeje ndihmash më 28 maj.
“Në pikën e sigurt të shpërndarjes numër 2, ky djalë i ri, Amir, mu afrua këmbëzbathur dhe me rroba të grisura që i vareshin mbi trupin e tij të dobët. Ai më puthi dorën dhe na falënderoi – e vetmja gjë që kishte ishte gjysma e një qese me oriz dhe thjerrëza,” tregoi Aguilar.
Sipas tij, Amir kishte ecur plot 12 kilometra vetëm për të arritur në këtë pikë ndihme.
Në mënyrë tragjike, pak momente pasi mori ndihmën, Amir u qëllua me armë.
“Ndërsa po kthehej te grupi, forcat izraelite filluan të hedhën gaz lotsjellës, shok-bomba dhe plumba mbi turmën. Amir ishte ndër ata që u qëlluan. Ai vrapoi, por ata vazhduan të qëllonin dhe nuk ia doli,” rrëfeu Aguilar.
Fondacioni për ndihmë humanitare në Gaza është vënë nën vëzhgim nga organizatat humanitare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për shkak të pretendimeve se shpërndarja e ndihmave po përdoret për të fshehur operacione të dhunshme.
Raporti i Aguilarit i shton zërat në rritje që kërkojnë hetime ndërkombëtare mbi praktikat e ofrimit të ndihmës në Gaza, në mes të përkeqësimit të kushteve humanitare dhe rritjes së numrit të raportimeve për viktima civile.
Klasifikimi i integruar i fazave të sigurisë ushqimore (IPC), një trup global për vlerësimin e urisë, ka paralajmëruar se në Gaza po materializohet një uria, ndërsa Izraeli vazhdon bllokadën e enklavës palestineze dhe pengon ndihmën humanitare.
Izraeli ka vrarë më shumë se 1000 palestinezë që ishin mbledhur për të marrë ushqim dhe artikuj bazë. Më shumë se 60 mijë civilë janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023.
He walked 12 km barefoot for food.
He thanked them for scraps.
Then the IDF shot into the crowd – and Amir was killed.
Former U.S. Green Beret Anthony Agular breaks his silence on what he witnessed in Gaza.
This is not war. This is the murder of starving children. pic.twitter.com/CLRcPcZIH6— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) July 29, 2025