Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria kujtoi vendimin për dorëheqje nga Qeveria si një hap të guximshëm që krijoi precedent të ri në historinë politike të vendit. Sipas tij, ky akt tregoi një përgjegjësi të re politike që deri më tani nuk kishte ndodhur.

“S’ka ndodhur në Maqedoni për 35 vite që një parti politike apo një ministër të dorëhiqet vetë. Largimi ynë nga Qeveria solli një gjendje të jashtëzakonshme që zgjati një ose dy muaj dhe nxori në pah disbalancën mes përfaqësimit shqiptar dhe maqedonas në pushtet.”, nënvizoi Taravari.