Dramë në Manastir: 30-vjeçari rreh vëllain e ish-gruas, më pas e merr me forcë në veturë ish-gruan dhe e dhunon edhe atë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Manastir. Më 22 gusht 2025, rreth orës 21:40, policia e SPB Manastir arrestoi Zh.R. (30) nga fshati Lera.
Fillimisht ai, në një furrë buke të qytetit, me mjet të mprehtë sulmoi dhe plagosi I.L. (25) nga Manastiri, vëllain e ish-gruas së tij. Më pas, me forcë futi në automjet edhe ish-gruan e tij 23-vjeçare dhe e dhunoi fizikisht.
Pas dokumentimit të rastit, autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.