Drejtori i Ndërmarjes Publike Komunale “Tetova”, Samet Bislili, ka bërë shkeljen më të rëndë të Kodit Zgjedhor dhe rregullativës për parandalimin e korrupsionit në periudhë parazgjedhore. Në kundërshtim me ligjet e lartëpërmendura, drejtori i Bilall Kasamit ka ndarë kontrata për të punësuarit të cilët për vite kanë qenë të angazhuar në këtë ndërmarje. Përveç shkeljes së ligjit, drejtori ka bërë edhe manipulim, pasi kontratat siç thekson edhe vetë ai janë me afat të caktuar dhe dallimi i vetëm nga statusi i deritanishëm është se tani do ju paguhen kontributet për një afat të caktuar, ndërsa më pas kthehen në gjendjen e mëparshme ose do të ngelen në rrugë. Kërkojmë nga Kasami dhe drejtori Bislimi që të tregojnë se për çfarë afati janë caktuar kontratat, a do të skadojnë ato menjëherë pas zgjedhjeve? Rikujtojmë Kasanin se kur e mbështetëm para katër viteve në zgjedhjet lokale në Tetovë, zotimi i tij ka qenë se do të zgjidh përfundimisht statusin e të punësuarve me kontrata dhe nuk do të manipulojë me militantë partiakë në vend të të punësuarve që meritojnë veidime të përhershme.
I bëjmë thirje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të procesojë këtë rast, ndërsa ftojmë edhe zëvendës kryeministrin për qeverisje të drejtë që të veprojë ndaj kepqërdorimit të partnerëve të tij të koalicionit ose të largohet nga posti që mban.

– Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë