Më 1 gusht 2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Hekurudhat” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë arrestuar dy persona nga fshati Dobërdoll – E.S. (22) dhe E.S. (33), të cilët jetojnë në Austri.

Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sasi marihuane si dhe një substancë tjetër e mpiksur, për të cilën dyshohet të jetë lëndë narkotike. Të arrestuarit janë ndaluar në ambientet e stacionit policor dhe ndaj tyre pritet të ngrihet padi përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit.

Policia ka nisur procedurat hetimore për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e substancave të sekuestruara.TS