Më 06.08.2025 në fshatin Rashçe të Shkupit, oficerë policie nga Stacioni Policor Gjorce Petrov arrestuan E.K. dhe B.K. nga fshati Rashçe.

Rreth orës 22:00, Shërbimi Special i Policisë Shkup mori një njoftim se në fshat u dëgjuan të shtëna, pas së cilës menjëherë u morën masa dhe aktivitete përkatëse dhe u përcaktua se E.K. dhe B.K. po qëllonin në një dasmë me pistoleta gazi.

Ata u dërguan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen raporte përkatëse.TS