Më 12 gusht 2025, me urdhër gjyqësor, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Ropotovë ushtruan kontroll tek S.S. (58) nga fshati Cërnilishtë dhe S.Ç. (67) nga fshati Debreshtë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe ruajtja e palejuar e armës së zjarrit”. Gjatë kontrollit të S.S., policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjuetie të markës “Gardone” kalibri 7.62 x39, ndërsa tek S.Ç. u gjet dhe sekuestroi një pushkë gjuetie të markës “Cërvena Zastava” kalibri 16 mm. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër të dyve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.TS