SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj D.I. (40) dhe M.I. (38), të dy nga fshati Shum i Strugës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, në një rrugë lokale midis fshatrave Dobovjan dhe Tatesh i Epërm.
Sipas kallëzimit, të dyshuarit kanë ndaluar një automjet pasagjerësh tip “Kombë”, me të cilin po udhëtonin V.I. (43) nga Struga dhe bashkëshortja e tij, duke i penguar në lëvizje dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht. Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit.