Më 03 gusht 2025, rreth orës 21:20, në rrugën rajonale Kërçovë – Makedonski Brod, në hyrje të fshatit Lisiçan, komuna e Pllasnicës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja të rënda.

Një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga N.N. (23) nga fshati Çellopec, rrethina e Kërçovës, ka goditur këmbësoren A.V. (30) nga fshati Lisiçan.

Si pasojë e aksidentit, A.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës.

Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Kërçovë, ndërsa po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rastit.TS

Ask ChatGPT