Kandidati i Aleancës Kombëtare për Itegrim – AKI për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka bërë një premtim të ri në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, duke u fokusuar në mbështetjen e të rinjve dhe arsimit profesional.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sulejmani ka bërë të ditur se çdo i diplomuar në drejtimet deficitare do të shpërblehet me 30.000 denarë nga Komuna e Zhelinës. Kjo masë, sipas tij, synon të inkurajojë të rinjtë që të ndjekin profesionet që i mungojnë tregut të punës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunës.
“Derisa ata shpifin dhe bëjnë fotosesione, ne bashkë me qytetarët po shkruajmë programën e ndryshimit. ✍️ Premtoj: 30.000 denarë shpërblim për çdo të diplomuar në drejtimet deficitare nga Komuna e Zhelinës!”, ka shkruar Emir Sulejmani.
Ky premtim është pjesë e një platforme më të gjerë që Sulejmani e quan “programi i ndryshimit”, i cili synon modernizimin dhe zhvillimin socio-ekonomik të komunës, me theks të veçantë në investimin te të rinjtë dhe edukimi./TS/