Emir Sulejmani në mbështetje të TS: “Liria e fjalës nuk negociohet, Sot TetovaSot, nesër secili prej nesh”

Sot po shohim një përpjekje të turpshme për të heshtur mediat e lira, përmes padive ndaj portalit TetovaSot, pronarit dhe gazetarëve të tij, vetëm pse kanë guxuar të pasqyrojnë realitetin e hidhur.
Kjo nuk është drejtësi, është frikë.
Frikë nga e vërteta, frikë nga fjala e lirë, frikë nga transparenca.
Kur pushteti nuk ka argumente, ai zgjedh gjykatat për të mbytur zërat kritikë.
Por duhet ta dinë mirë: nuk ka gjykatë që mbyll të vërtetën, as padi që ndalon penën e lirë.
Ne nuk do të heshtim, do të qëndrojmë krah mediave të lira dhe gazetarëve që me guxim shërbejnë qytetarëve, jo pushtetarëve.
Sulmi ndaj një portali është sulm ndaj çdo gazetari, ndaj çdo qytetari që ka të drejtë të informohet.
Liria e fjalës nuk negociohet.
Sot TetovaSot, nesër secili prej nesh.