Moderatori Ermal Panduri ka reaguar pasi ka mësuar se dje në Kuvend është diskutuar për deklaratën e Arben Fetait të dhënë në emision te ai.

Panduri tha se pas përgjigjes së kryeministrit Hristijan Mickoski, Fetai nuk duhet t’i kërkojë falje atij, por shqiptarëve të Maqedonisë.

“A ma përmendët emrin edhe në Kuvend të Maqedonisë së Veriut? Epo mirë..

Snopçe,
Arben Fetai s’ka nevojë t’i kërkojë falje Ermal Pandurit, ai duhet t’u kërkojë falje Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Bashkë me të do duhej t’vinte një kërkim falje për shqiptarët edhe nga Mickovski, por nga ai nuk pritet..
Vetëm se kërkim falja nuk do duhej të përfshinte vetëm këtë për çka ju po flisni në kuvend, ajo do t’duhej të zgjerohej në çdo dimension, e çdo fushë, ku këta ndikuan që shqiptarët të jenë më pak.. e të kenë më pak..
Sepse këta bashkërisht arritën të dobësojnë pozitën e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atdheun e tyre..
Ne në Kosovë, vazhdojmë të ngrisim zërin për çdo shqiptar, kudo qoftë vendlindja e tij..”, tha Panduri teksa shpërndau edhe videon e prononcimit të deputetit të ASh-së, Halil Snopçe.