Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Ermir Sulejmani, ka ngritur alarmin për kushtet mjeruese në të cilat ndodhet infrastruktura sportive në komunë, duke publikuar pamje nga zhveshtorja e stadiumit lokal.
Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Sulejmani e përshkroi situatën si “tmerr”, duke theksuar se të rinjtë e komunës nuk mund të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte të denja.
“Tmerr! Kjo është zhveshtorja në stadiumin e Zhelinës. Turp që në vitin 2025, rinia jonë të përballet me kushte të tilla. Sporti është jetë dhe ne do të investojmë në të me prioritet!” – u shpreh ai.
Kandidati premtoi se, nëse merr besimin e qytetarëve, do të jetë prioritet rindërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës sportive, në mënyrë që të rinjtë e Zhelinës të kenë mundësinë të ushtrojnë sport në kushte të dinjitetshme./TS