SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër N.L. dhe një personi juridik nga Kumanova, për shkak të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim të paautorizuar të firmës së huaj.

Sipas kallëzimit, N.L., me qëllim përfitimi financiar të kundërligjshëm për vete dhe për subjektin juridik të përfshirë, ka ekspozuar, ofruar për shitje dhe futur në treg mallra tekstili dhe produkte mode të falsifikuara, të cilat mbanin shenja të ngjashme me ato të brendeve origjinale.

Produktet e konfiskuara janë dyshuar se cenojnë markat tregtare të mbrojtura, dizajnet industriale, shenjat e origjinës dhe treguesit gjeografikë të mbrojtur, duke përbërë kështu një shkelje serioze të së drejtës së autorit dhe konkurrencës së ndershme.

Organet kompetente kanë nisur procedurat për hetim të mëtejshëm, ndërsa mallrat janë sekuestruar për ekspertizë dhe provë materiale në procesin penal që pritet të ndjekë.TS