Kompania ajrore gjermane “Lufthanza” ka vendosur të mbajë fluturimet midis Frankfurtit dhe Shkupit edhe gjatë gjithë sezonit dimëror, megjithëse me një orar dukshëm të reduktuar, njoftoi portali “Eks ju avijacion”.
Kompania ajrore vendosi në maj të këtij viti të pezullojë fluturimet nga 1 shkurti deri më 28 mars 2026, gjatë orarit dimëror 2025/26, i cili zgjat nga 26 tetori deri më 28 mars. Megjithatë, sipas njoftimit, këtë javë “Lufthanza” rishikoi planet e saj dhe caktoi tre fluturime javore midis dy qyteteve, që do të realizohen të hënave, të premteve dhe të dielave, gjatë shkurtit dhe marsit, që është një ulje krahasuar me dhjetë fluturime javore në ato muaj këtë vit.
“Në linjën do të fluturojë një aeroplan Erbas A319. Sipas orarit aktual të Lufthanzës, kompania ajrore planifikon të kryejë dhjetë fluturime javore në nëntor dhe dhjetor, pas së cilave do të vijojnë shtatë rotacione javore në janar. Orari i janarit nuk do të përfshijë një shërbim ditor, por do të përfshijë dy fluturime në ditë të zgjedhura të javës”, theksohet në njoftimin.
“Lufthanza”, si përfituese e subvencioneve nga Qeveria e RMV-së, ka shërbyer në linjën Shkup-Frankfurt që nga prilli i vitit 2023, kur transportoi 73 456 pasagjerë, kurse në vitin 2024 105 653.
Ministria e Transportit në fillim të këtij muaji paralajmëroi pesë linja të reja ajrore nga Aeroporti i Shkupit. Me “Vizer” nga nëntori nga Shkupi do të ketë linjë për në Madrid dhe Stokholm, ndërsa nga dhjetori për në Pragë, Bari dhe Këlln. Do të futet edhe linja paprakisht e paralajmëruar për në Larnaka, Qipro.
Në gjysmën e parë të këtij viti, nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit gjithsej janë transportuar 1,5 milion pasagjerësh, që është një rritje prej 5 për qind, përkatësisht 11 për qind.