Janë publikuar imazhe nga samiti i Alaskës që tregojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin amerikan Donald Trump duke u ulur pranë njëri-tjetrit, përpara një sfondi me mbishkrimet “Pursuing Peace” (Drejt Paqes) dhe ‘Alaska 2025’, ku tema kryesore është mbarimi i luftës në Ukrainë, ka nisur sot në Alaskë.

Ata janë shoqëruar nga delegacionet e tyre, ndërsa gazetarët bëjnë pyetje të ndryshme dhe në një moment Putin duket se ka folur me zë të lartë, duke iu përgjigjur njërit prej tyre, raporton BBC.

Ky takim, që nuk e përfshin presidentin ukrainas Volodimyr Zelensky, synon të vendosë themelet për paqen dhe t’i riforcojë pozitat ndërkombëtare të Rusisë dhe SHBA-së.