Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet të shpallë zgjedhjet lokale këtë të premte (8 gusht) ose të shtunën (9 gusht), në orët e paradites. Raundi i parë i votimit për këshillat komunalë dhe për zgjedhjen e kryetarëve të komunave do të mbahet më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve do të zhvillohet më 2 nëntor.
“Zgjedhjet do të shpallen më 8 ose 9 gusht. Pres zgjedhje të ndershme dhe demokratike, një fushatë dinjitoze, kulturë politike, garë me ide dhe vizion, si dhe përkushtim ndaj qytetarëve”, deklaroi Gashi për televizionin Sitel.
Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave duhet të regjistrohen pranë Komisioneve Komunale Zgjedhore jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve.