Dhoma e zhveshjes së Barcelonës është tronditur nga një përplasje e jashtëzakonshme mes dy yjeve të rinj më premtues të skuadrës.

Gavi, sipas raporteve, ka kërkuar që shoku i tij i ngushtë, Fermin Lopez, të vihet në listën e shitjeve pas një përleshjeje të ashpër që thuhet se ka qenë afër të kaluar në dhunë fizike.

Marrëdhënia e tyre ka filluar që në vitet e adoleshencës në La Masia, por këto kujtime të ngrohta janë shuar në ditët e fundit, pasi një mosmarrëveshje personale ka eskaluar në një grindje të plotë.

Thuhet se shkëndija mes Gavi dhe Fermin është ndezur për shkak të një përplasjeje mes të dashurave të tyre.

Mendohet se gratë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, dhe tensioni tani ka kaluar në marrëdhënien e lojtarëve.

Gavi, i cili mbushi 21 vjeç vetëm disa ditë më parë, ka vënë re një heshtje të çuditshme nga Fermin në ditëlindjen e tij, pa mesazh, pa gjest. Ky injorim vetë ka ngritur dyshime.

Përplasje në mes të të dashurave, përfshihen edhe dy yjet e Barcelonës
Lexo po ashtu
Përplasje në mes të të dashurave, përfshihen edhe dy yjet e Barcelonës
Por bomba e vërtetë ka ardhur të mërkurën në mbrëmje, kur Fermin ka postuar në Instagram një imazh të errët bardh e zi të tij duke festuar në gjunjë. Ky postim ka qenë një reagim ndaj përplasjes mes tyre.

Është e qartë se pasojat e grindjes kanë lënë marrëdhënien e tyre, dikur vëllazërore, në rrënoja, me SPORT që raporton se “nuk ka kthim pas”.

Pas përplasjes, Gavi, sipas raporteve, ka shkuar menjëherë te këshilltari i Barcelonës, Alejandro Echevarria, dhe ka kërkuar që Fermin të vihet në listën e shitjeve.