Zgjedhjet e tetorit po afrohen, dhe me to po rritet edhe tensioni politik mes kandidatëve. Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale po shpërthejnë tema interesante të ngritura nga gazetarë vendas dhe rajonalë.

Siç mëson portali TS, një gazetar nga Suhareka përflitet se do të bëjë fushatë për kandidatët e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Sot, ai është parë në Çair ku ka takuar kandidatin e VLEN-it, Izet Mexhitin. Gjatë intervistës, gazetari ka bërë një pyetje që ka ngjallur reagime duke e pyetur Mexhitin që në vend të bëjë pyetje promovuese ai bën pyetje thumbuse.

“Qysh ndjeheni kur i thonë Kandahar – Çairit?”

Kjo pyetje ka treguar një realitet të Çairit, pasi Çairi po duket si Kandahari, e gazetari në vend që të favorizojë me pyetje ai e thumboi pa dashje Mexhitin, por tregoi realitetin.