“Mbrëmë në Kumanovë u lëshua në përdorim salla e sporteve, e renovuar me paratë e buxhetit komunal, ku 30% e kontributit vjen nga taksapagues shqiptarë.
Në ndeshjen e parë mes Maqedonisë dhe Rumanisë, salla u mbush me brohoritje raciste
Dobar Shiptar – Mërtov Shiptar!
Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari Maksim Dimitrievski, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë ishin të pranishëm në sallë.
Ftojmë Prokurorinë të ngrejë padi për gjuhë të urrejtjes dhe kërkojmë që huliganët të marrin dënimin e merituar.
Si dëshmitarë të drejtpërdrejtë të urrejtjes në sallë duhet të ftohen: Mickoski, Dimitrievski dhe Toshkovski.
Përgjigjja e shqiptarëve do të jetë e qartë,
Bashkim, unifikim dhe kundërshtim i vendosur ndaj çdo urrejtjeje të sponsorizuar nga pushteti!” ka shkruar Gezim Kadriu