Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me traktor dje në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh, viktima dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt, derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë.

“Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

” Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume