Më 17 gusht 2025, rreth orës 09:30, në kryqëzimin e rrugës “Sedek Kostoski” dhe bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku.

H.Z. (50) nga Gostivari, duke drejtuar një moped “Piaxho” me targa vendore, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Gostivar.TS