Gostivar, kallëzim penal për shërbim alkooli të miturve – në Shkup arrestohen katër persona për drogë

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër A.J. (29) nga komuna Mavrovë-Rostushë dhe një personi juridik – objekt hotelerie, për veprën penale “Shërbimi i alkoolit fëmijëve”. Sipas policisë, më 24 korrik 2025, në objektin hotelier në pronësi të tij, i dyshuari lejoi konsumimin e alkoolit nga dy të mitur nga fshati Gradec, rrethina e Gostivarit.
Ndërkohë, më 11 dhe 12 gusht 2025, në vende të ndryshme në Shkup, policia arrestoi katër persona – R.R. (32) nga Kumanova, A.M. (26) nga fshati Sllupçan, B.S. (27) dhe A.S. (22), të dy nga Shkupi – pasi u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngriten parashtresat përkatëse.TS