Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për mosguxim për ta larguar nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Serbe.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm”, shkruan Haxhiu.

“Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar”, shprehet ajo.

“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, përfundoi ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume