As sot s’ka konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, sot e provoi me minsitrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Seanca e radhës vazhdon të dielën, nga ora 11:00, raporton Klankosova.tv.

VV-së nuk i ecën sërish, dështon edhe Murati

Ka dështuar edhe përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për ta zgjedhur Hekuran Muratin si kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës për konstituimin e Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi se as Murati, nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar Hekuran Muratin për kryeparlamentar.

Ish kandidatja që dështoi vet herën e kaluar, Donika Gërvalla, ishte ajo që e dha emrin e Muratit.

Ndryshe, seancën e kaluar, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu. Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, e votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër, ndërsa tre abstenuan. Njëjtë u votua edhe Donika Gërvalla./Klankosova.tv

Fatmir Limaj: Zgjedhjet parciale provokojnë situata tjera

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar para nisjes së seancës se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit duhet të ketë marrëveshje paraprake dhe mbështetje të sigurt parlamentare.

“Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht që i ka 61 vota para se të shkohet në votim”.

Ka vendimmarrje politike, ashtu siç ka ndodhur edhe herëve të tjera. Nuk është rruga që të premtohet befasi, kështu që ka qenë një marrëveshje politike”, u shpreh Limaj.

Ai gjithashtu paralajmëroi se zgjedhjet parciale apo vendime të njëanshme mund të provokojnë situata të reja në vend.

Haziri: Uroj që VV ta kalojë këtë klimaks dhe të arrijë një marrëveshje politike

Deputeti i betuar i LDK-së, Lutfi Haziri pak para nisjes së seancës konstituive tha se nuk po shfrytëzohet e drejta për propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit.

“Uroj që me e kalu këtë klimaks politik partia e parë, dhe të arrijë një marrëveshje politike. Duhet të punohet shumë që të arrihet një marrëveshje politike”, tha tutje ai, transmeton Klankosova.tv.

Haziri po ashtu renditi të këqijat që për momentin Kosova i ka si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu dorëzohet, s’do të jetë kandidate për kryeparlamentare

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se sot emri i saj sot nuk do të propozohet për kryeparlamentare.

“Unë jo”, tha shkurt ajo kur u pyet nga gazetarët se kush do të jetë i propozuari nga LVV-ja për postin e kreut të Kuvendit.

Ndërkaq, Haxhiu tha se në seancë do të kuptohet se kush do të propozohet.

Zyrtarë të tjerë të LVV-së thanë më herët se në mbledhjen e grupit parlamentar, para nisjes së seancës, do të vendoset se kush do të kandidohet.

Ramush Haradinaj kërkon takim para seancës për kandidatin për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para nisjes së seancës konstituive, tha se me shefen e GP-së së kësaj partie, Time Kadrijajn, do të kërkojnë një takim para seancës me shefat e grupeve të partive të tjera dhe kryesuesin e seancës.

“Do të flasim për kandidaturën, që do të jetë një kandidaturë unifikuese”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se këtë mendojnë ta bëjnë që seanca të nisë e mirë-menduar.

Por se a do të pranohet kjo iniciativë nga VV-ja, Haradinaj thotë se nuk mund ta di si do të shkojë rrjedha.

Shqipe Selimi s’flet për Gërvallën, refuzon gazetarët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipje Selimi, nuk ka dhënë përgjigje konkrete para gazetarëve pasi u pyet sërish për votimin ndaj Donika Gërvallës si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Selimi gjithashtu u pyet nëse emri i saj mund të propozohet për kryetare Kuvendi, por reagimi i saj i vetëm ishte:

“Kalofshi mire”, u tha gazetarëve, duke mos dhënë më shumë sqarime./Klankosova.tv.

Qalaj: Nuk votojmë askënd që ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës

Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka theksuar se partia e tij nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryesi që ka qenë pjesë e ish-qeverisë.

“Ne jemi në pritje të një iniciative nga partia që ka siguruar më së shumti ulëse në Parlament, që të krijojë shumicën”.

Shumica krijohet me marrëveshje politike. Sa i përket Partisë Demokratike, nuk votojmë askënd që ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës”, tha Qalaj para gazetarëve./Klankosova.tv.

Mustafa: LDK nuk voton asnjë kandidat me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike

Deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kjo parti nuk voton asnjë kandidat për kryetar të Kuvendi me të cilin nuk kanë marrëveshje politike paraprake.

Kështu u shpreh ai pak para nisjes së seancës konstituive, transmeton Klankosova.tv.

“LDK nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, apo me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike paraprake. Është shumë e thjeshtë, shumë e qartë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se sot do të shihet nëse VV është e gatshme të gjej një kompromis për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Bekë Berisha: Agim Bahtirit ia qes votën

Pak para nisjes së përpjekjes së dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka hyrë në ambientet e Kuvendit bashkë me Agim Bahtirin.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mbështetjen ndaj Bahtirit në rast propozimi për kryetar Kuvendi, Berisha u përgjigj shkurt:

“Agim Bahtirit ja qes votën”, tha Berisha, pa dhënë më shumë detaje. /Klankosova.tv.

Avdyli: Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt

Haxhi Avdyli nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para nisjes së seancës konstitutive, është deklaruara para mediave.

Ai akuzon ish-opozitën se nuk po duan të arrijnë funksionalizimin e institucioneve të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Neve shprehim keqardhje për ta, sepse qytetari po e sheh se kush është bllokuese”, tha ai.

Avdyli shtoi se VV për pak do të mbajë mbledhje, ku dhe do të kuptohet emri propozues për kryetar të Kuvendit.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejtë”, shtoi tutje Avdyli.