Hoxha nga Shkupi, Bedri Lika, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke theksuar shqiptarët janë zot të vetevetes.

“Nuk i bëj marketing asnjë partie politike, sepse misioni im, si hoxhë, është mbi partiak dhe së dyti popullin tim, pa dallim ngjyrën partiake, e konsideroj si një familje,” u shpreh Lika.

Ai tha se arsyeja e reagimit të tij lidhet me retorikën e ashpër të kryeministrit, i cili sipas tij po merr guximin të përcaktojë fatin e shqiptarëve në vend.

“Ka kaluar koha e komunizmit. Populli shqiptar janë të zotit e vendit dhe ata përcaktojnë për vetvetën,” theksoi Lika në reagimin e tij./TS/