MPB njofton se në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc ka ndodhur një tragjedi ku ka humbur jetën një i dënuar.
“Më 05.08.2025 në orën 01.38, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc, në një dhomë të departamentit gjyqësor, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga f. Lubanc, rrethi i Shkupit. Në këtë rast, nga të goditurat me shishe qelqi I.S. ka rënë pa ndjenja, kështu që është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku në orën 02.20 ka ndërruar jetë. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi. D.S. është ndaluar në dhomën ku ka ndodhur ngjarja. Në të vërtetë, D.S. është person i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, ndërsa I.T. ka qenë i dënuar për veprën penale “Dhunë familjare”. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.