Ylli i filmave për të rritur Kylie Page, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 25 qershor, vetëm pesë ditë pasi festoi 60 ditë pa alkool.
Autoritetet e Kalifornisë konfirmuan se shkaku i vdekjes së 28-vjeçares ishte një mbidozë aksidentale e kokaine dhe fentanilit, sipas Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angeles.
Policia dhe ekipet e zbatimit të ligjit u thirrën në vendngjarje nga një mik i shqetësuar që kërkoi ndihmë. Në apartamentin e saj u gjetën substanca të ndryshme, pajisje për përdorim droge dhe fotografi personale, tha një burim i zbatimit të ligjit.
Kylie Page, e lindur si Kylie Pylant, ka luajtur në më shumë se 200 filma për të rritur dhe u shfaq edhe në një mini-serial të Netflix që tregonte industrinë e pornografisë. Kompania e filmave për të rritur i bëri homazh aktores duke e përshkruar si të qeshur, të mirë dhe me energji pozitive.
Miqtë dhe familja e saj kanë krijuar një fond GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e transportit të trupit të Page në Oklahoma dhe funeralin, duke mbledhur pothuajse 21,000 dollarë.