Më 13 gusht 2025, rreth orës 22:00, në Vendkalimin Kufitar Bogorodicë, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria H.B. (34) nga Republika e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ai ishte i kërkuar me urdhër arresti nga Interpol – Zvicër.

I dyshuari u ndalua në Stacionin Policor të Gjevgjelisë për procedura të mëtejshme.TS