Më 14 gusht 2025, rreth orës 05:40, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar M.A. (20) nga fshati Gradec i Gostivarit. I riu dyshohet për veprën penale “vjedhje” të një automjeti, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal.

Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal përkatës.TS