Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë tronditi Iranin juglindor herët të martën në mëngjes, me epiqendrën rreth 139 kilometra në jug të Bamit në provincën Kerman.

Tërmeti ndodhi në orën 08:36 të mëngjesit sipas kohës lokale (05:06GMT), në një thellësi prej afërsisht 56.7 km (35.2 mi), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shkruan Anadolu.

Megjithatë, deri më tani nuk janë konfirmuar lëndime ose dëme strukturore.

Irani ndodhet në një rajon sizmikisht aktiv dhe ka përjetuar shumë tërmete shkatërruese në vitet e fundit. Më katastrofik në historinë e kohëve të fundit të vendit ndodhi në vitin 2013, kur një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi qytetin e Bamit, duke vrarë të paktën 34,000 njerëz.

Në korrik 2022, një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën jugore të Hormozgan, përgjatë bregdetit të Gjirit Persik, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur më shumë se 80 të tjerë