Më 5 gusht 2025, rreth orës 14:45, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar, një 50-vjeçar denoncoi se ish-bashkëshortja e tij, L.B., e kishte rrëmbyer në mënyrë të kundërligjshme djalin e tyre të mitur dhe ishte larguar me të drejt Serbisë. Sipas denoncuesit, pas refuzimit të tij që ajo të kthehej pranë tij, L.B. ndërpreu çdo kontakt dhe nuk i lejon as të komunikojë me fëmijën. Sipas një vendimi gjyqësor, kujdestaria e të miturit i ishte besuar atij. Autoritetet janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Ask ChatGPT